“Vonesa kishte lidhje me hetimin e McGonigal”, Berisha nxjerr mesazhin: Rama u mbajt 90 minuta në aeroportin e New York-ut dhe doli i nxirë sterrë

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetin e tij ‘Facebook’, shkruan se kryeministri Edi Rama është mbajtur 90 minuta në aeroportin e New York të SHBA-ve, ndërsa shton se ka dalë i nxirë sterrë në fytyrë.

Vonesa sipas atyre që e pritën nuk kishte asnjë arsye të qartë, por duket se ishte një seancë me hetues të SHBA. Rama doli nga aeroporti i nxirë, shkruan Berisha.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Pse u mbajt Rama 90 minuta në JFK dhe doli i nxirë sterrë?!

Të dashur miq!

Burimi thotë: Rama u vonua 90 minuta për shkaqe misterioze në aeroportin JFK të New Yorkut ditën e hyrjes në SHBA. Vonesa sipas atyre që e pritën nuk kishte asnjë arsye të qartë, por duket se ishte një seancë me hetues të SHBA. Rama doli nga aeroporti i nxirë!

???? Lexoni mesazhin e qytetarit digjital.

Doktor përshëndetje, jam nje nga ata qe pritem me limuzine Edi Ramen ne aeropirt, pritja per shkaqe misterioze u zgjat rreth një orë e 30 minuta dhe nuk na u tha asnje fjale pse është vonuar dhe në dalje ka qenë i nxirrë sterre në fytyrë. E morën ne pyetje per aferen Mc Gonigal si bashkfajtor apo çfar ndodhi mbeti enigme. Por ne ambasade beri pershtypje shume fakti qe ne selline e OKB per Ramen mungonin jo vetem ftesat, takimet bilaterale por edhe fotot e çastit apo shterngimet e duarve. Kjo ngjalli shqetesim te madhe tek gazetaret puthadore e lepires te llojt Balla-Çorapja te cilet kishin ardhe te lajmonin dhe trillonin lajme per padronin e tyre.

Rama ishte i vetmi lider nga rajoni qe nukpari asnjë takim blaterak përveçse me Juri Kim, takim te cilin mediat e tij e censurian. Ai kishte njoftuar se te enjten ne darke do ishte ne parlament por takimi u shty pa asnje shpjegim. Fuga hapte lajme se Rama kishte takim ne Washington. Por ne fakt duket se vonesa kishte lidhje me hetimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial