Marin Mema: 374 shqiptarë të pafajshëm u vranë në fshatin Panarit në korrik të vitit 1914 nga forcat andarte greke!

374 shqiptarë të pafajshëm u vranë në fshatin Panarit në korrik të vitit 1914 nga forcat andarte greke! 75 banorë të tjerë në përpjekje për t’u larguar, vdiqën rrugës nga uria! 217 banorë kishin patur të njëjtin fat në atë që njihet si masakra e Hormovës, pranë Tepelenës. Atje ende nuk lejohet ngritja e një memoriali të denjë.

Sulme u realizuan mbi popullatën civile kudo, në Kolonjë, Korçë, Leskovik, Labëri, Tepelenë, Këlcyrë, Përmet, Delvinë, Devoll, Gjirokastër, në zonën e Bregut, Skrapar e deri Berat e Tomorricë!

Sipas të dhënave rreth 50 mijë shqiptarë të pafajshëm u vranë apo humbën jetën nga uria e sëmundjet në pak muaj në emër të çmendurisë me emrin “Vorio Epir”.

Andartët u prinë nga të njëjtat simbole që përdoren edhe sot nga ekstremistët! Ja pse ato simbole kanë në qendër vitin 1914! Është viti kur jugu e juglindja e Shqipërisë u shkrumbuan! Për më shumë kush nuk është nga këto zona, mund të dëgjojë rrëfimet e më të vjetërve! Shumica e atyre që humbën jetën në 1914 ende edhe sot nuk kanë një vendprehje!

LAVDI për martirët dhe të gjithë ata luftëtarë që ndaluan përparimin e mëtejshëm të andartëve!

Ps : Ironike është se ata që mbajnë ende këto simbole, sot flasin për të drejtat e njeriut, për të ardhmen dhe akuzojnë të tjerët!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial