VIDEO/ Burra dhe gra sherr masiv në mes të Tiranës në mesnatë

Një sherr masiv është regjistruar mesnatën e kaluar në Tiranë, teksa momenti është filmuar nga dëshmimtar të rastit dhe pamjet janë publikuar në rrjetet sociale.

Siç shihet edhe nga video e publikuara nga JOQ, tre burra janë duke rrahur fizikisht një person tjetër, i cili është i shoqëruar me dy gra. Ata shihen duke e goditur me grushta dhe shkelma në kokë, ndërsa dy gratë mundohen që t’i ndajnë por e kanë të pamundur. Në ndihmë të grave për të parandaluar sherrin futen dhe kalimtarë të rastit.

Nuk dihet saktësisht se ku ka ndodhur sherri dhe arsyet e konfliktit, teksa për ngjarjen në fjalë nuk ka reaguar ende as Policia e Tiranës.

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial