Studenti i shkëlqyeshëm i Mjekësisë jeton në kushte të mjerueshme bashkë me prindërit

Agon Zhinipotoku, një qytetar nga Ferizaj, ka ndarë një rrëfim prekës për një familjes nga Kaçaniku. Në këtë shtëpi që po e shihni në pamje, jeton një student i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, bashkë me dy prindërit e tij.

Studenti në fjalë posedon notë mesatare 9.5 dhe kushtet e vështira financiare ia kanë vështirësuar edhe rrugën e shkollimit.

“Me pas pare me nejt n’konvikt, krejt 10-she i marr“, citohet të ketë thënë studenti në fjalë.

Shkrimi i plotë:

Studenti i mjekësisë me notën mesatare 9,5, jeton këtu me prindërit në 30 metra katror

Sot, vizituam familje që na kanë shkruar dikush tjetër që meritojnë të ju ndihmohet. Më thanë që një student i shkëlqyer i Mjekësisë është kapacitet në vete edhe pika e djalit. E vizituam të parin, ngaqë doja ta dija a është e vërtetë. Ashtu edhe doli, një djal sharmant, i gjatë, tejet ambicioz e student i dalluar në vitin e tretë të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

M’falni se isha fjet, tërë natën kam lexuar se kam një provim këto ditë-na tha si mirëseardhje.

Na priti aq ngrohtë sa që kurrë nuk do ta harroj fytyrën e tij të njomë, ama shumë e ndrojtur. Ai punon verës kamarier gjatë pushimeve në fakultet, që t’ia dalë sadopak t’i mbuloj shpenzimet e studimeve. E kur na përcolli na tha: “Me pas pare me nejt n’konvikt, krejt 10-she i marr”.

E studentin për lakmi, me emrin e Zotit shpresojmë që nuk do të jetë në këto kushte gjatë, u bëftë krenaria e qytetit dhe Kosovës si një mjek i dalluar dhe djal shembull për rininë tonë.

Kur njeriu don të arrijë diçka, asgjë nuk e ndalon, është vullneti e jo kushtet. E ky djalosh është i tillë.

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial