SKANDAL/ Ilir Meta, përkrahë nacionalistët pro-rus në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e Majit

Nga Ylli Pata

Në Maqedoninë e Veriut, ka pak shqiptar që e kupton se sa herë ka zgjedhje atje, Ilir Meta mbështet partinë nacionaliste sllavo maqedonase. Ndërsa Albin Kurti, po prej vitesh kërkon të humbë Ali Ahmeti, Ilir Meta kërkon të fitojë VRMO-DPMNE, partia e Nikolla Gruevskit, që sot jeton në ekzil në Hungarinë e Orbanit. Ku iku nga Shqipëria, i ndihmuar logjistikisht nga presidenti Ilir Meta.

Sot në Maqedoninë e Veriut, ka dy palë zgjedhje, presidenciale, që janë me dy turne, dhe parlamentare. Për president janë mazhoritare dhe për Parlament janë proporcionale rajonale. Më 24 prill është raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale dhe më 8 maj raundi i dytë i presidencialeve dhe zgjedhjet parlamentare.

Në këto zgjedhje partia nacionaliste maqedonase që ka drejtuar Nikolla Gruevski, por që sot e drejton Hristo Mickovski, po bën fushatë hapur kundër fuqisë së shqiptarëve në institucione. Të cilët sot kanë kryeministrin e Maqedonisë, kryeprokurorin Special të Maqedonisë, shumicën e qeverisë e natyrisht një fuqi më të rritur në vend.

Në zgjedhjet presidenciale paraqiten presidenti aktual Stevo Pendarovski i Lidhjes Socaldemokrate, kandidatja e VRMO-DPMNE, Gordana Siljanovska, kandidati i majtë Stevço Jakimovski, që synon të marrë votat e majta të Pendarovskit, si dhe dy kandidatët shqiptarë Bujar Osmani dhe Arben Taravari.

Gjasat janë që në raundin e dytë të dalin dy kandidatët që kanë garuar edhe katër vjet më parë në vitin 2019, pra Pendarovski dhe Silijanovska. Pendarovski fitoi se mori votat e shqiptarëve.

Këtë herë, gjasat janë që VRMO-DPMNE të fitojë një mazhorancë të madhe që të mos ketë nevojë për votat e shqiptarëve, e këtë mund ta sigurojë nga përçarja e LSDM-së të Zaevit që sot e drejton Kovaçevski.

Zaev, i larguar dy vite më parë, pasi e ka ndjerë veten i braktisur, ka tentuar të bëjë një koalicion maqedonas kundër shqiptarëve.

Kësaj përpjekje Ali Ahmeti, politikani më i fortë i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, i është përgjigjur me një manovërtë fortë. Ai ka bashkuar shumicën e partive shqiptare, rome, boshnjake, turke dhe boshnjake, në koalicionin e madh Fronti Europian, i cili ka nxjerrë kandidat Bujar Osmanin, ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut.

Me këtë koalicion, Ahmeti, që i ka hapur vend për deputetë të gjithë partive aleate, synon të marrë të paktën 30 deputetë, që të ndalojë VRMO-në që të marrë një mazhorancë prej 61 deputetëve.

Në këtë knfigurim, koalicioni shqiptar Vlen ku bën pjesë kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, kryetari i Tetovës, që është drejtuesi i lëvizjes Besa, një parti religjoze pranë Erdoganit, Bilall Kasami dhe ish-nënkryetari i partisë së Ali Ahmetit i larguar pasi nuk u afrua në qeveri, synon të rrëzojë hegjemononë e BDI-së së Ali Ahmetit në territorin shqiptar.

Në zgjedhjet lokale të para dy viteve, Taravari dhe Kasami fituan falë mbështetjes së VRMO-DMNE. Këtë koalicion e mbështet hapur Albin Kurti, i cili deri tani nuk ka takuar as kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Telat Xhaferi, përfaqësues i BDI-së së Ali Ahmetit.

Ndërkohë, Ilir Meta shkon më tej, dhe përkrah armiqtë politikë të koalicionit shqiptar, duke e konsideruar një të mirë për Maqedoninë e Veriut.

Po cila do të ishte e mira nëse fiton VRMO-DPMNE-ja për shqiptarët? Ilir Meta nuk flet fare për persekutimet e shqiptarëve nën këtë qeverisje, por flet për lobët e viçat.

Ja çfarë shkruan Meta pas takimit me Mickovskin: “Të mos harrojmë se vizioni dhe politikat e saj në qeverisje e shndërruan Maqedoninë e Veriut, vendin e 10-të në botë dhe të 5-të në Europë për klimën e biznesit dhe investimet e huaja. Falë vizionit të VMRO-DPMNE, Maqedonia e Veriut shpërtheu për rritjen e bujqësisë dhe blegtorisë duke e nisur me 10 milionë euro financim në vit e duke e çuar në 200 milionë euro. Ekipi i ri i VMRO-DPMNE besoj se ka mësuar mjaftueshëm nga gabimet e bëra në të kaluarën dhe pasojat e nepotizmit, të cilat eklipsuan arritjet e jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale.

Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ecë e sigurt në rrugën euro-atlantike dhe përsëri shqiptarët do të jenë garancia kyçe për këtë!”

Në vitin 2017 Ilir Meta jo vetëm mbështeti Nikolla Gruevskin, por tentoi që të ndajë faktorin shqiptar atje, gjë që nuk ja arriti. Por sot situatë është edhe më keq. Nëse në vitin 2017 Meta kishte aleat Mendu Thaçin, sot ky i fundit është me koalicionin Fronti Europian.

Po atëherë përse Meta nuk ja lë zgjedhësve në Maqedoninë e Veriut të zgjedhin këtë të duan por shpall hapur përkrahjen për armiken e vërtetë politike të shqiptarëve?

Përgjigja vjen vetiu: Meta nuk do që shqiptarët të faktorizohen, sepse ata i mbështesin amerikanët dhe europianët.

Në Maqedoninë e Veriut ka hapur një elektorat të ngjizur kundër SHBA e Perëndimit, e të hapur pro Rusisë, siç ka në Serbi dhe Mal të Zi. Por shqiptarët e Maqedonisë, së bashku me kombësitë e tjera po bëjnë një betejë politike kundër tyre.

Ilir Meta, sot ka dalë kundër këtij koalicioni, po nesër çdo të thotë, nëse falë qëndrimit të tij, shqiptarët edhe mund të jenë më të defaktorizuar? Gjasat janë që Ilir Meta të mos ketë asnjë impakt në zgjedhjet atje, edhe pse VRMO ka javë që e përdor. Ndërkaq, Meta në 2017 nuk e bëri hapur përkrahjen ndaj nacionalistëve Maqedonas, sot po e bën. Ky është realisht një zhvillim i qartë politik, i cili duhet e do të shënohet në qëndrimin politik të partive shqiptare.

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial