Dalin PAMJET e rënda si SHQIPTARI vr*u pronarin SERB të lokalit në Gjermani! (Video)

Detaje të reja nga vrasja në Gjermani ku një shqiptar i Kosovës qëlloi për vdekje pronarin e një restoranti në qendër të qytetit të Duseldorfit.

I dyshuari është Rrustem Llapi, është arrestuar nga policia. I vrarë ka mbetur Aleksandër Stefanoviç, me nacionalitet serb, i njohur për arte marciale.

Sipas mediave vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në lagjen Friedrichstadt ka debatuar 52-vjeçarin me origjinë nga Kosova

Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

Pamje nga vrasja e Aleksandër Stefanoviç, video e siguar nga VoxNews

Pak më vonë, policia ka mundur të arrestojë pa rezistencë një person të armatosur me armë zjarri para lokalit.

Sipas policisë, personi i arrestuar është një kosovar 52-vjeçar me banim në Gjermani. Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin./VoxNews

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial