Si e njohin të afërmit e tij “grekofonin” nga Mashkullora Arjan Çani? “Arjani, Arjani mund të mohojë dhe babanë, e jo më xhaxhanë dhe origjinën

“Arjani? Arjani mund të mohojë dhe babanë, e jo më xhaxhanë. Po baba a ke ti more djalë? Unë këtë pyetje do t’i bëja pas asaj që ka shkruar në gazetë për xhaxhanë.

Mirë bën që na mohon. Fisi ynë janë ose dëshmorë, ose heronj, ai është një bakalaro, është bërë turpi i fisit”, ka thënë Flamur Çani për gazetën “Dita”, duke shpjeguar historinë e bursës së Çanit për në shkollën e Gjuhëve të Huaja në Tiranë:

“Ishte vetëm një bursë, e pretendonte një djalë i shkëlqyer me të gjitha notat dhjeta që njihte disa gjuhë të huaja. Unë ndërhyra për t’ia dhënë Arjanit. Ai tjetri ishte nxënës i shkëlqyer, Arjani ishte me mesatare 5.2 nga gjimnazi, por unë e bëra atë punë. Më kritikuan asokohe dhe u mbrojta duke thënë që Arjani është nip dëshmori. Arjani ka shkuar në shkollë të lartë si nip dëshmori”.

“Duket për të qeshur, por kur isha me pushtet Arjani më rrinte pas si këlysh. Tani ka vite që nuk më hap telefonin. Ka përfituar nga ata që sot i mohon. Unë dhe të tjerë në fis e mbanim afër se asokohe dukej si i vonuar nga trutë, por do ti që doli djalli vetë”, tregon Flamur Çani.

“Unë nuk kam ç’t’ju them më shumë për, të i tillë njeri është. Mbaj mend ca vite më parë u fejua me një shkodrane, u tall me atë vajzën sic e ka zakon, erdhën ata njerëzit e saj, donin ta vrisnin, i shpëtuam jetën me ndërhyrje e me miq, ua hoqëm duarsh brenda në shtëpi”, e mbyll ai./b.l / ekskluzive.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial