Mjaft e trazuat kombin si “përshesh” me modele qesharake census-i ! “Kombësia” legjitime vetëm me çertifikatë trungu të vitit 1946

Nga Anri Bala

Censusi, një regjistrim i lirë me dëshirë si të dojë qejfi dhe interesi… vlen vetëm për një republikë bananesh.

Disa duhet të deklarojnë besimin, në një Shqipëri ku besimi fetar ka qenë një sakrilegj dhe disa 35 vjeçar sot, mund të deklarohen më çfarë religjioni të duan, njëri siç do dashnorja, tjetri siç do gruaja, e dikush siç do “papuja” i fshatit, që dikur i ka bërë një nder.

Kurse kombësia është shkalla më e lartë e pafytyrsisë së një shteti, që regjistron njerëz me ngjyrë si “arian”, apo aziatik si europian.

Kjo që themi, është mënyra e trashë për të shpjeguar përciptas rastin. Përshembull, si mund të jetë një Goran Shishtaveci bullgarë, kur Shishtaveci kufizohet vetëm me shqiptarë dhe arsyeja e vetme është se flet një gjuhë të vjetër bullgare, të vjedhur nga tregtarët ambulant të zonës që kalonin buzë Drinit deri në Ohër e Shkup?! Por më qesharake është, se vetëm në Shqipëri ka bullgarë të besimit mysliman, besim që praktikon gjithë krahina.

Si mund të jetë grek një banor i Dhërmiut, Palasës, Himarës kur gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre kanë ardhur nga veriu i Shqipërisë, kurse deti në mes do të lejonte vetëm peshkatarët e varkëtarët të mberrinin nën malet e Pilurit dhe Salarisë, por jo të merrnin etninë e tyre me vete, në tokat e të tjerëve në Labëri?!

Ndaj censusi do jetë i mbushur me fakte të rreme. Për të qënë të saktë regjistruesit, për fenë dhe kombësinë, duhet të kërkojnë me detyrim çertifikatë të sistemit të kaluar, ku të gjithë minoritarët janë regjistruar saktësisht me kombësinë e tyre reale, duke paraqitur çertifikatën e trungut familjarë të stërgjyshërve të tyre në kohën e mbretërisë dhe të shtetit të Hoxhës, ku nuk guxonin të gënjenin.

Regjistrimet nuk duhet të bëhen me llogje e as me dëshirë, me modelin thuaj çfarë të duash, pasi ky mund të jetë humor për të kaluar radhën, por në vend që të na bëj për të qeshur… do të na bëj për tu ngërdheshur. /Ekskluzive.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial