Xhevat Lloshi: Akademikë ateistë. Si guxoni të përjashtoni fjalën Pejgamber nga fjalori!

Gjuhëtari i njohur Xhevat Lloshi në Shqip nga Rudina Xhunga, Dritare Tv u shpreh se studiuesit që merren me botimin e fjalorit të Gjuhës Shqipe nuk duhet të vazhdojnë me gabimet para viteve 90’-të.

Pejgamber?

Shkencë quhet kjo?

Ka dhe fjalë si hallall dhe haram, si mundet në Shqipëri mos të dimë fjalën hallall. Si ka njerëz që e quajnë veten leksikograf dhe nuk e dinë që në Shqipëri ka dyqan mishi hallall, që do të thotë mish i cili nuk është prej derri. Këta që bëjnë fjalorë akademikë jetojnë në Shqipëri apo jo? Edhe ne gjuhëtarët kemi faj dhe gabime, duhet të bëjmë më shumë për Gjuhën Shqipe!”, u shpreh gjuhëtari./M.K-dritare.net

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial