DETAJE nga tragjedia në Shkodër: Nëna me 3 fëmijët u hodh nga ura e Bunës në lumë pasi piu kafe me kunatën! Mësoi se bashkëshorti e tradhtonte

Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen tragjike në Shkodër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Alma Arrazi është hedhur nga ura e lumit Bunë bashkë me 3 fëmijët e mitur.

Disa orë para se të ndërmerrte aktin tragjik, mësohet se 39-vjeçarja dhe fëmijët kishin dalë me kunatën, pra nusen e vëllait të Erdgys Arrazit. Më pas janë ndarë në mënyrë të qetë pa nxitur dyshime për aktin fatal që do ndërmerrte.

Ajo me fëmijët janë hedhur nga ura e Bunës. Mësohet se e reja kishte mësuar se fundmi dhe për tradhti bashkëshortore nga i shoqi. Ai nuk ka patur me herët denoncime për dhune në familje.

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial