Si ishin dhe si u emëruan emrat e fshatrave dhe qyteteve në Shqipëri më 1938 nga origjina sllave në atë shqiptare?!

Emërtesat e fshatrave apo qyteteve të vendit, janë në pjesën më të madhe të tyre në sllavisht. Për këtë arsye, pas shumë propozimesh dhe mendimesh, Parlamenti i Shqipërisë votoi ligjin “Mbi ndryshimin e emrave të disa qyteteve, katundeve, lagjeve, lumenjve etj.”, i përcjellë me shkresën nr.119/1, datë 22.4.1937, shpallur nga Mbreti Zog më 5.5.1937.

Me vendimin nr.753, datë 6.7.1938, Këshilli i Ministrave miratoi listën me ndryshimet e emrave. Mbledhja në fjalë u drejtua nga ministri i Drejtësisë, Faik Shatku.

Qeveria pasi studioi dosjen me emërtesat e reja të paraqitur nga komisioni i posaçëm i drejtuar nga Ajet Libohova. Komisioni i paraqiti listat me ndryshime më 21 tetor 1937, sipas prefekturave.

Disa emra, si ishin dhe si u bënë:

  • – Velabishti – Dëfrimi
  • – Kuçova – Vajgurasi
  • – Polovona – Mezanj
  • – Çorovoda – Uji Mbret
  • – Bellova – Bardhusha
  • – Pollozhani – Kuqelinë
  • – Bulqizë – Bylmetaj
  • – Bradasheshi – Bregsheshi
  • – Tropoja – Trifushë
  • – Drashovicë – Drangaj
  • – Vodicë – Prrallaj
  • – Karbunari – Thingjillas
  • – Mavravë – Fitore
  • – Selenicë – Serishta
  • – Treblovë – Kështjellë
  • – Gorisht – Gurishte
  • – Zvërnec – Rrethujzë
  • – Cerkovinë – Gjeshtraj
  • – Pogradec – Përparim
  • – Derviçan – Kukël
  • – Frashtan – Arbëri
  • – Terihati – Terihati

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial