FOTOT: Zbulohet e dashura e yllit të Real Madrid, kush është modelja s*ksi, 5 vite më e madhe se futbollisti

E dashura e re e futbollistit të Real Madrid, Jude Bellingham është modelja holandeze Laura Celia Valk.

20-vjeçari mësohet se është në lidhje me bukuroshen 25-vjeçare, pas ndarjes nga Asantewa Chitty vitin e kaluar. Raportohet se modelja ka qëndruar rregullisht në shtëpinë e tij në Spanjë.

Ndërkohë që Jude është përpjekur ta mbajë të fshehtë romancën e tyre, duket se influencuesja holandeze ua ka treguar të gjithëve.

“Laura u ka treguar të gjithëve për marrëdhënien. Ajo ka qëndruar në shtëpinë e tij në Madrid gjatë fundjavave të fundit”, tha një burim për The Sun.

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial