EDHE UNË JAM ÇAM! 80 VJET GJENOCID, MOS HARRO ÇAMËRINË!

Rrustem Geci

Çamëri, motër e gjakut, motër e dhimbjes, motër e vuajtjeve. Edhe unë jam Çam, edhe unë jam si ti. Motra ime e betejave, jam në kontakt me kohën, në kontakt me epokat tua, në kontakt me kohën që jetojmë. Çamëri, shumë jemi të plagosur. Molla e kuqe gati është tharë. Në Krahinën e Mollës së kuqe, shqip flasin vetëm 3 komuna. Çamëri, kam dhimbje në shpirt. Kraharori i tëri më digjet, jam në kontakt me të ( nëndheshmit ) tuaj, me Zeusin, Homerin, Pirro Burrin, dhe Aristidh Kolen. Çamëri, e di s´e këmisha nën tokë prej argjile të rrah të mos e humbasësh kujtesën, të mos ndodhë harrimi, ( dhe më e keqja ), vdekja e dijeve dhe perendisë. Çamëri, o vend i shenjtë i shqipeve. Je në vendlindjen tënde, në vendlindjen ku është lindur bari, në vendlindjen ku është lindur pema, në vendlindjen ku është lindur deti, në vendlindjen ku është lindur gjuha jonë. Çamëri, gjatë historisë patëm disa herë rënie historike. Rënie që pushtojnë, rënie që zvogëlojnë, rënie që poshtërojnë. Mizoritë e atyre rënieve i kemi përjetuar tragjikisht. Shpirt, kultura dhe qytetërimi çam i dhanë njerëzimit njëpërëndinë. Çamëri, falë njerërëzve tuaj të zgjuar, dhe mendjeve tua krijuese, dhe dijeve tua monumentale, mjeshtërit tuaj çam, ngritën Akrpopolin, Dodonën, dhe Faraonëve të Egjiptit, ( arkitektët çam ) ia dhanë dorën të bëjnë piramida, për vdekjen e tyre të njëmend. Çamëri, e bukura e shqipeve. Ji në truallin tënd, në vendlindjen tënde, bijtë tuaj të të gjitha Universiteteve shqiptare, janë në kontakt me të gjitha kohët, me ty dhe për ty. Çamëri, në kraharorin tënd të qytetëruar, ti ke 300 shekuj ekzistencë njerëzore. Mbahu s´e po të mbajmë. Guri, shiu, dhe argjili, kanë ADN-ën e gjakut tënd, ADN-ën e shqipes së lashtë. Çamëri, mbjellja e gjuhës shqipe ka rizënë edhe në ato vende të vrara e të degëdisura mizorisht. Prandaj, kam ëndërr për ty, kam këngë për ty, kam dhimbje të pashprehshme. Çamëri, himn i argjiles së përgjakur, të dua, të dua, shumë të dua! Se edhe unë jam Çam!..

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial