Dy vajzat në këtë foto janë bijat e dy ish-kryeministrave shqiptarë, historia rozë me gjeneralin gjerman…

Vajzat në këtë foto quhen Mediha Frashëri dhe Shehnisha Libohova, e para vajza e Mehdi Frasherit, kryeministri i qeverise qe bashkepunoi me nazizmin ne Shqiperi.

E dyta, eshte vajza e Ekrem Libohovës, dy here kryeminister ne 1943.

Rubrika Histori e gazetës DITA ka publikuar disa materiale shumë të vecanta nga arkivat gjermane që kanë të bëjnë me periudhën e pushtimit nazist të Shqipërisë. Materialet janë grumbulluar nga historiani i njohur, Marenglen Kasmi.

Në disa numra të gazetës janë botuar kujtimet e një reporteri nazist që shërbeu në Tiranë, nga viti 1942 në 1944. Ai tregon në ditarin e tij disa detaje nga jeta e familjeve të mëdha dhe më të pasura të Shqipërisë së asaj kohe si familjet Vrioni, Frashëri, Vlora etj, kolaboracioniste të nazizmit.

Ai quhet Rudolf Vogel. Në një nga faqet e ditarit të tij Rudolfi tregon:

“Një kënaqësi të veçantë përbënin ftesat që merrnim ndonjëherë nga shtresat e larta të familjeve bejlere. Unë merrja ftesë çdo 14 ditë nga familja Vrioni, e cila ishte një nga pesë familjet e mëdha të vjetra të Shqipërisë dhe pasuria e saj nuk afrohej me familjen e Vlorajve apo familjeve të tjera.

Unë jam ftuar në mënyrë të përsëritur edhe në ish-pallatin e mbretit, në të cilin organizonte pritje kreu i Regjencës Mehdi Frashëri, të cilat organizoheshin në mënyrë të shkëlqyer nga vajza e tij, Mediha.

Ishte një e fshehtë e njohur nga të gjithë që komandanti i Korparmatës 2, gjenerali Fehn –kishte një simpati të veçantë për vajzën tepër sharmante të presidentit. Komanda e Armatës e analizoi këtë histori rozë, dhe për arsye anshmërie ndaj qeverisë shqiptare e largoi atë nga detyra në Shqipëri dhe e zëvendësoi me një gjeneral tjetër.

Këto mbrëmje shqiptare më jepnin shpesh kënaqësinë të shërbeja si përkthyes ndërmjet gjeneralëve gjermanë të ftuar dhe elitës (shqiptare).

Kjo e fundit ishte një kazan që vlonte nga intrigat dhe plane të shpeshta për ndërrime qeveritare. Kush nuk kishte ende asnjë post, mundohej të merrte një të tillë, me qëllim të mbushte xhepat para se të mbylleshin portat. Korrupsioni lulëzonte, ari rridhte lumë…” (Dita)

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial