Dinastinë 500-vjeçare osmane e rrëzoi një shqiptar! Flet studiuesi Sokol Kika

Studiuesi Sokol Kika ishte sot në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV për të folur për jetën e Esat Pashë Toptanit. Kika foli për kontributet e Esat Pashës për Shqipërinë, anëtarësinë e tij në parlamentin turk etj. Studiuesi tregon po ashtu se ishte Esat Toptani që ia dha lajmin sulltanit të Turqisë se e kishin rrëzuar nga froni.

Sokol Kika: Në vitin 1908-1912 Esat Pashë Toptani bëhet anëtar i parlamentit turk. Është një moment shumë i rëndësishëm historik. Në 1909-ën kemi revolucioni gjonturk. Sulltan Abdul Hamiti pas shpalljes së Kushtetutës, zgjedhjeve parlamentare dhe debateve në parlament në 1909-ën disa muaj pas krijimit të parlamentit bën një dekret për shpërndarje të parlamentit sepse thotë: “Ju nuk jeni të përgatitur për demokraci, për parlament. Në këtë moment parlamenti rri i pashpërndarë, merr një vendim për rrëzimin nga froni teësulltan Abdul Hamitit. Meqenëse ishte një veprim, ose grusht shteti që donte guxim, një nga katër personat që shkon të ndalojë sulltan Abdul Hamitin ishte Esat Toptani. Ai shkoi dhe iu drejtua direkt Abdul Hamitit duke i thënë: “Asambleja e popullit të ka rrëzuar nga froni! Unë të garantoj sigurinë tënde dhe të familjes, por nuk je më sulltan dhe i plotfuqishëm sepse asambleja të ka rrëzuar nga froni.”

Dritan Hila: Pra një dinasti 500-vjeçare e ka rrëzuar një shqiptar, ai që shqiptoi fjalët të paktën, pra Esat Pashë Toptani./K.C/dritare.net

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial