Deklarata e fortë e avokat Beqirit: Meta urdhëroi vrasjen e Azem Hajdarit dhe vëllezërve Haklaj!

Meta është porositësi i vrasjes së Azem Hajdarit dhe vëllezërve Haklaj! Kështu tha avokati Idajet Beqiri në emisionin “Intervista e ditës” në DritareTV. Avokati publikon në studion e DritareTV një foto nga takimi në të cilin sipas Beqiri u vendos për vrasjen e Azem Hajdarit.

“Duam apo nuk duam ne Meta është vrasës. Ka porositur dy vrasje të cilat ia ka argumentuar vetë Berisha në Parlamentin e Shqipërisë. I ka thënë: Ke vrarë dy persona dhe i ke hedhur te Mali me Gropa.” SPAK-u megjithëse e ka parasysh një gjë të tillë, duhet ta thërrasë Berishën. Ngaqë ka shkarë nga binarët para pak ditësh në një emision, Meta pranoi një nga krimet më të rënda që ka bërë. Vrasjen e vëllezërve Haklaj dhe ajo e Azem Hajdarit. Kush e vrau Azem Hajdarin dhe si u mbulua ajo vrasje duke fajësuar dy të pafajshëm, Mulosmani dhe Izet Haxhisë, na e zbuloi Ilir Meta, pa dashje. Meta zbuloi që qenka ai urdhëruesi i vrasjes së tyre. Pra Ilir Meta në vitet 2000-2002 ishte kryeministër dhe bashkë me Berishën, Genc Pollon dhe Pandeli Majkon, te hotel Rogner kanë bërë planin si do t’i hidhet kjo vrasje e Azem Hajdarit, vetëm Jaho Mulosmanit edhe Izet Haxhisë.

Meta thotë: E thirra prokurorin Haxhi Giu dhe i dhashë atij porosi që ta hetojë mirë dhe unë do vija në dispozicion helikopterë që ta hetonte mirë këtë punë, që t’i arrestonte. Por Haxhi Giu e deformoi procesin. Ekzekutori i asaj vrasje ishte vërtetë Fatmir Haklaj, ama në pritë e nxori Sali Berisha. Për të mbuluar këtë ngjarje, shërbëtori i Berishës, Meta gjeti gjithë mekanizmin për ta mbuluar përmes prokurori Haxhi Giut.”, tha avokat Beqiri./K.C/dritare.net

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial