Artur Gorishti rrëfen puthjet me Luiza Xhuvanin: Gjergji i tërbuar na thërriste mjaft më, ndaloni…

Aktori i njohur Artur Gorishti ka qenë i ftuar në emisionin “Kur xhirohej një film”, në RTSH.

Ai ka qenë i ftuar për të folur për filmin “Parrullat”, me regjisor Gjergj Xhuvanin, ku Gorishti dhe Luiza Xhuvani janë dy nga protagonistët kryesorë.

Mes të tjerave, Gorishti ka treguar dhe skenën e puthjes me Luiza Xhuvanin.

“Pas puthjes dhe rrëzimit poshtë, ku u prishën dhe guret, dëgjojmë një kat, që u ndërpre xhirimi.

Me plan i them Luizës që të vazhdojmë të rrinim, por ndërkohë dëgjojmë Gjergjin që vinte me vrapë poshtë dhe thërriste mjaft”, tha Gorishti.

-Mjaft më puthe gruan, ndërhyn gazetari.

“Mjaft thoshte, ndërsa njerëzit qeshnin, fshati qeshte”, vijoi aktori i njohur Artur Gorishti.

Aktori tha se skena e puthjeve me Luiza Xhuvanin, është xhiruar në sy të gjithë banorëve që shikonin kuriozë.

“Ishte mbledhur gjithë fshati, si spektatorë. Ata ishin kuriozë të mëdhenj dhe shikonin çfarë po ndodhte, si putheshim unë dhe Luiza”, kujton Gorishti.

Ai tha se filmi është xhiruar në Petrelë dhe fshatrat përeth.

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial