Ardenica e dasmës së Skënderbeut/ Kujtohet 573 vjetori kur Heroi Kombëtar u martua me Donikën

Nxënësit e shkollave të Lushnjes ofruan momente interesante me performancën që mbajtën në 573 vjetorin e martesës së Skënderbeut. Në Ardenicë organizatorët ndërthurën traditën e ruajtur ndër shekuj me aktualitetin e vendit.

Me veshje popullore këta fëmijë morën pjesë në aktivitetin e 573 vjetorit të lidhjes së martesës së heroit kombëar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Me këngë e muzikë nga trojet sollën në imagjinatën e pjesëmarrësve momente të dasmës së asaj kohe të zhvilluar në manastirin e Ardenicës.

Kryetarja e Bashkisë theksoi kthimin në traditë të kësaj ceremonie.

Aktiviteti shihet si një mundësi e mirë për promovimin e turistëve që në vitet e fundit janë shtuar më së shumti. Por në vizitë të huajt aty njihen dhe për momentin kur Heroi Kombëtar lidhi martesën.

Në këtë 573 vjetor nuk mungoi as ekspozita me ushqimet tradicionale. Prodhime bio e receta të ruajtura me kujdes ndër shekuj u prezantuan për turistët por edhe për ata që shijuan organizimin.

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial