Kuriozitete interesante qe nuk i keni ditur rreth botes se futbollit?!

Po sjell mes jush disa kuriozitete.

Loading...

1930 – Gjate lojes se zhvilluar ndermjet Uruguait dhe Rumanise ne 21 Korrik, perpara se Anselmo te shenonte golin e trete per vendasit, gjeja e cuditshme ishte se mjeket e skuadres se Uruguait ishin akoma ne fushe duke ndihmuar nje lojtar. Asnje nuk kundershtoi golin.

1934 – Ne Itali cdo gje ishte gati per debutimin e vendasve kunder skuadres se dobet te Amerikes. Tabela ne fund te lojes lexonte 7-1 per skuadren italiane. Sidoqofte, te gjithe golat u shenuan nga italiane sepse goli per amerikanet u shenua nga Aldo Donelli, nje emigrant italian i lindur ne New York.

1938 – Ne France, gjate ndeshjes midis Brazilit dhe Polonise ra shume shi. I lodhur dhe i bezdisur nga balta, Leonidas hoqi kepucet per te lehtesuar trupin dhe ia hodhi trajnerit te vet. Braziliani deshironte te luante zbathur por arbitri nuk e lejoi. Pas pak minutash, Leonides i humbet nje kepuce ne balte ne mes te zones kundershtare, dhe zbathur shenon nje gol te mrekullueshem. Ne ditet e sotme nje aksion i tille nuk do te quhej i vlefshem.

1958 – Ne Suedi, nje burre i vogel zezak ne moshe 17 vjecare luajti ne menyre magjike duke mbledhur mijera tifoze ne stadiumet suedeze. Emri i tij ishte Edson Arantes do Nascimiento: Pele

1962 – Duke mos patur parasysh fitoren braziliane, Kupa e Botes e vitit 1962 ishte shume e vaket dhe mblodhi ekipe te dobeta. Shume incidente ndodhen ne lojera te ndryshme midis lojtareve. Kaq shume, sa pas tre diteve kishte 34 lojtare te demtuar dhe ne diten e katerte numri u rrit ne 50. Nje shume prej tre kembesh te thyera, nje hunde te thyer dhe nje mesi te thyer ishin disa nga demtimet me te medha.

 

A e dini se futbolli luhet nga me shume se 7 milion njerez nga mosha 6 deri ne 11 vjec, duke e rradhitur ate ne sportin e dyte me popullor ne bote?

-Gjysma e nje te pestes se lendimeve ne sport, perbehet nga futbolli.

-Futbolli eshte bere pjese e lojrave olimpike qe ne vitin 1908.

-Ne 1994, SHBA-ja priti Boterorin 1994, ku Brazili mori emrin kampion. Ishte kupa e pare boterore ne Amerike.

-Brazili ka qene gjithmone pjese e kupes boterore.

-Me shume se 40 milion topa futbolli shiten ne treg cdo vit.

-Topat me te mire te futbollit behen me 1400 deri ne 2000 qepje me dore dhe duhen rreth 4 ore per tu qendisur.

-Goli i pare ne Kupen Boterore eshte shenuar nga Laurent, nje futbollist francez ne vitin 1930. Goli 100-te u shenua nga Schiavol, nje futbollist Italian ne vitin 1934. Goli i 1000-te u shenua nga Norvegjezi Rensenbrink, ne vitin 1978.

-Perimetri i nje topi te futbolli eshte 68 deri ne 71 centimetra, dhe peshon 396 deri ne 453 grame. Topat e boterorit prodhohen nga pritesit e Boterorit te atij viti, dhe u dorezohen arbitrave te ndeshjeve.

 

Franz Beckenbauer eshte i vetmi njeri qe ka fituar Kupen e Kampionatit Boteror si lojtar dhe trajner.

Medaljet e nderit qe ka fituar jane te vecanta. Ai ishte kapiteni i Gjermanise Perendimore kur fituan Boterorin dhe Kampionatin Europian, dhe ai gjithashtu udhehoqi klubin e tij Bajernin e Mynihut ne 3 Kupa te Europes dhe Kupen e Kupave.

Beckenbaueri nuk ka mbetur ne kujtesen e njerezve vetem per kupat dhe medaljet, por ai mbahet mend per nje stil te shkelqyer loje dhe per gjenialitet. Cdo levizje e tij rrezatonte elegance. Menyra se si ai luante kishte nje fare arrogance qe sygjeronte qe ne cdo moment ai ishte ne kontroll, -“Imperatori Franz” dhe “Kaiser” e quanin. Por ai ishte me shume se kaq. Ai ishte nje mendimtar i zoti per taktiken e lojes, dhe solli nje revolucion ne menyren si luhet duke shpikur nje rol te ri, ate te mbrojtesit sulmues.

Ato vrapime te fuqishme nga qendra e mbrojtjes nuk ishin pare ndonjehere. Ne ate kohe, asnje nuk mendonte se mbrojtesi duhet te shkonte ne gjysmefushen e kundershtarit, aq me teper te shenonte. Beckenbaueri krijoi dhe i dhuroi kete taktike lojes moderne. Krijoi elementin e surprizes dhe gjithashtu u be imazhi i saj.

Beckenbauer ka lindur pas luftes se dyte boterore ne Mynih te Gjermanise, me 11 Shtator te 1945. Ai filloi te luante me te rinjte e Bajernit qe ne moshen katermbedhjete vjecare dhe pas 3 vjetesh hoqi dore nga puna e tij si shites sigurimesh per te luajtur si futbollist ne ligen profesionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *